Është pezulluar shembja e hotelit në Dhërmi, në pronësi të mbështetësit të Fredi Belerit, Fjorentin Beli.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije për BalkanWeb se IKMT dhe policia janë tërhequr nga aksioni, me argumentimin se është sezoni turistik para, dhe se aksioni do të kryhet pas sezonit.

Kujtojmë se paraditen e sotme Beli ka dhënë një intervistë për mediat greke, duke thënë se aksioni që i ka mbërritur dy ditë pas zgjedhjeve tek hoteli, lidhet pikërisht me mbështetjen e tij ndaj Fredi Belerit, ku ka qenë komisioner i tij në Kudhës.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i jashtëm Nikos Dendias, i cili tha se do të merren me këtë çështje, duke e cilësuar tepër të rëndë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: