shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviq, ka dhënë dorëheqjen sot pasi patriarku serb Porfirije hyri në Malin e Zi pa u kontrolluar dhe pa u evidentuar.

Sipas mediave malazeze, lajmi është konfirmuar edhe kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviq, i cili ka shprehur respektin e tij për Akoviqin për vendimin që mori.

“Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviq, ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo pozitë për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviq në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb