TIRANË- Pas shumë debatesh e tërheqjesh, Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.

KQZ u mblodh të dielën për të diskutuar listën e PD-së por për shkak se ishin vetëm 95 kandidatë i dha afat PD-së 24 orë për ta plotësuar. E njëjta gjë ndodhi edhe dje, për shkak të tërheqjeve të disa kandidatëve në listën e PD-së.

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri tha dje se PD ende nuk është paraqitur me listat, duke shkelur afatin 24 orë që i ishte lënë.

Të njëjtin shqetësim ndau edhe anëtari i Komisionit, Bledar Skënderi, i cili kërkoi shtyrjen e procesit të regjistrimit të kandidatëve.

Pas propozimit të tij, KQZ mori vendimin për të shtyrë afatin për listat e PD-së deri sot në orën 09:30.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: