Presidenti Ilir Meta ka dale sot në një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së tij Meta tu ndal te rezoluta per Shqiperine, e miratuar nga PE.

“Do ndalem te çështja për çeljen e negociatave me BE. Dua të vlerësoj sot rezolutën e miratuar në PE, me shumicë votash. Dua të vlerësoj mbështetjen e gjerë politike ndaj perspektives për anëtarësim të plotë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por dhe gjuhën e drejtpërdrejtë të përshkrimit të situatës në vendin tonë dhe ato detyra që pritet të përmbushen nga Shqipëria. Përmes kësaj rezolute BE, kujtohet se anëtarësimi në BE varet nga reformat, duke nisur nga forcimi i Ligjit. Shpreh shqetësim serioz për klimën e polarizuar politike. Shprehet keqardhje për moszbatimin e Kushtetutës nga maxhoranca për para zgjedhjeve të 25 prillit. Bëj thirrje që të rritet demokracia dhe konkurrueshmëria partiake, si hap me rëndësi”, tha Meta.

Po ashtu Meta nënvizoi disa nga pikat e kësaj rezolute.

“Akses në informacion publik dhe kontroll në interes të publikut. Përmirësim urgjent për pluralizëm dhe lirisë së medias. Shqetësohet për mungesën e progresit për shkak se Shqipëria ka rënën me 8 vende. Tolerancë zero ndaj dhunës ndaj mediave. Kërkon figura politike fushatat e shpifjeve dhe aktet e frikësimit. Çdo rishikimi i ligjit të mediave nga Kuvendi në mënyrë transparente shqetësime serioze për paketë antishpifje. Agjenci e media dhe informacioni duhet të rrisë decentralizimin, transparencën dhe në asnjë mënyrë mos pengojë aksesin. I bën thirrje qeverise të bëjë përmirësojë aksesin mes konferencave zyrtare dhe intervistat. Thirrje autoriteteve të sigurojnë llogaridhënie për keqpërdorimin e të dhënave personale. Tubime paqësore dhe sjellje të pahijshme na policia dhe dhunë jo proporcionale. Krimet e periudhës komuniste për të hetuar zhdukjet me forcë për të ofruar dëmshpërblimi. KE rekomandimet e Gjykatës së evropiane të auditesve që fondet e BE të përdoren për forcimin e ligjit. Zhdukja e korrupsionit duke përfshirë proceset e prokurimit publik dhe financimit të partive politike. 26 vende në indeksin e korrupsionit në 2021 që nga 2016”, pohoi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: