Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari ka shkuar sërish në SPAK.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Meçollari tha se ishte në SPAK për një çështje administrative. “Isha për një kërkesë, çështje administrative, dhe nuk u mora në pyetje” tha Meçollari për gazetarët.

Më herët Meçollari ka dhënë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet pa leje që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit dhe Limionit në Sarandë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: