Zjarr në një banesë në Pogradec. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në fshatin Rëmenj.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ra në banesën e shtetasit me inicialet A. B.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.07.2022, rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në fshatin Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., rreth 38 vjeç. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku falë ndërhyrjes së tyre zjarri u vu nën kontroll. Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: