Një Fast-Food në Gjirokastër është përfshirë ditën e sotme nga flakët.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se flakët kanë përfshirë një Fast-Food që ndodhet në zonën e Pazarin në këtë qytet, në pronësi të Agron Muços.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke vënë në kontroll flakët, ndërsa mësohet se shkak ishte bërë motori i frigoriferit.

Sakaq, për fat të mirë raportohet vetëm për dëme materiale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: