DURRËS

Një sevis automjetesh është përfshirë nga flakët në aksin Durrës- Shijak, afër Rrushbullit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se po dëgjohen shpërthime për shkak se janë duke shpërthyer nga zjarri automjetet të cilat në sarbatorët e tyre kanë karburant.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar. Nuk dihet ende se nga se ka ardhur zjarri por ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe katër zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes për të kontrolluar flakët. Por e kanë të vështirë prej shpërthimeve dhe flakëve.

Qeke
Qeke

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb