VLORË

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur pasi banesa e tyre në katin e tretë të një pallati u përfshi nga flakës. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 21:10 në lagjen “24 Maji”, në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. RR.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. RR., dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: