Ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike, duke mundur kështu në këtë garë kandidatin tjetër në listë, Ibsen Elezi.

Berisha ka siguruar mbi 93.45% të votave në këtë garë. Në total kanë votuar 43.680 demokratë, 40.840 kanë votuar për Berishën. 2532 kanë votuar për Ibsen Elezin.

Rezultatet paraprake

43.680 votues
40.820 vota Sali Berisha (93.45%)
2532 vota Ibsen Elezi (5.8%)

Pas leximit të votave që ka marrë Berisha si kryetar i PD-së militantët e pranishem kanë plasur fishekzjarre duke ndricuar oborrin e selise blu.

***

Kujtojmë që pas shpalljes së vendimit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, më 9 shtator, Berisha nisi një tur takimesh me demokratët, të pagëzuar “Foltorja”.

Në këto foltore ai shprehu ambicien e tij për të qenë sërish në krye të Partisë Demokratike. Përfundimi i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, që nxori koalicionin “Shtëpia e Lirisë” si forcë të dytë në 4 bashki dhe fituese në Shkodër, por edhe vendimi i Gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, i hapi rrugë një dinamike të re brenda PD. Fillimisht u zgjodhën kryetarët e rinj të degëve të PD në të gjithë Republikën, kryetarët e seksioneve dhe grup-seksioneve, për t’i hapur rrugën zgjedhjes së kryetarit të ri. Berisha, ka thënë që me të në krye Partia Demokratike do i afrohet vlerave konservatore, do të jetë më e hapur për të gjithë qytetarët.

Një element i shtuar do të jetë njohja e fraksioneve brenda partisë si dhe primaret. Parimi i primareve u përdor në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku anëtarët zgjodhën se cili do të ishte kandidati për kryetar bashkie. Berisha ka zbuluar sakaq dhe aksionin e tij opozitar. Ai ka thënë se në vend do të ketë protesta të shumta, deri në rrëzim të qeverisë aktuale.

Një paralajmërim i kësaj forme ka ardhur dhe së fundmi, ku në deklaratat për mediat, ish-kryeministri ka thënë se nëse Rama do të devijojë nga rruga për në Bashkimin Evropian, atëherë do të përballet me qëndresën e qytetarëve shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: