Raportimet për mizoritë pranë Kievit bënë që Franca, Gjermania dhe Italia të dëbojnë diplomatët rusë të hënën. Sanksioneve të ashpra iu bashkua dhe Danimarka dhe Suedia, të cilat bënë të njëjtën gjë.

Italia ka dëbuar 30 diplomatë rusë për shkak të shqetësimeve të sigurisë, citon zëdhënësi i ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio. Po ashtu mësohet se dhe Danimarka ka dëbuar 15 diplomatë rusë pas provave të shfaqura për vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit.

Suedia thotë gjithashtu se do të dëbojë tre diplomatë rusë që nuk po veprojnë në përputhje me rregullat ndërkombëtare të Konventës së Vjenës, duke cituar si burim ministren e Jashtme Ann Linde.

Ish-presidenti dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, është përgjigjur duke thënë se do të hakmerret dhe do të “mbyllë derën e ambasadave perëndimore”, shkruan Reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb