GJERMANI – Të paktën 50 persona janë lënduar pas përplasjes së dy trenave në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Dyzeldorf. Në aksident u përfshinë një tren mallrash dhe një tre pasagjerësh në qytezën Meerbusch, raporton Bild.

nintchdbpict000371211469

Një zëdhënës i policisë i tha gazetës gjermane: “Aktualisht nuk mund të themi numrin e saktë të të plagosurve, por numërohen rreth 50. Për fat të mirë, nuk ka ndonjë të vdekur deri tani. Momentalisht janë ndërprerë disa linja udhëtimesh me tren”.

Është raportuar se përplasja ndodhi rreth orës 20:00 në qytetin gjerman, i cili është 20 milje nga kufiri me Holandën.

Dhjetëra zjarrfikës u dërguan në vendngjarje që po bëjnë të mundur shpëtimin e pasagjerëve. Një foto e postuar nga Departamenti i zjarrit në Meerbusch tregoi se treni i pasagjerëve kishte dalë nga shinat.

foto

Në momentin e incidentit, në trenin e pasagjerëve ndodheshin 150 persona.

 

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: