Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi sot në Kombinat. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Misto Mame”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: