Tifozët e skuadrës boshnjake të Zrinjskit janë përplasur me efektivët e policisë të stacionuar për të mbarëvajtur rendin dhe sigurinë gjatë përballjes në kuadër të Conference League me skuadrën kampione të Shqipërisë, Tiranën.

Përplasja e dhunshme ka ndodhur jashtë ambienteve të stadiumit “Air Albania” pak minuta pasi arbitri fishkëlleu për përfundimin e takimit që u mbyll me shifrat 0-1 për kundërshtarët.

Tifozët kanë hedhur shishe dhe sende të marra nga lokalet përreth në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur edhe me gaz lotsjellës. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se një efektiv policie ka mbetur i plagosur në vendngjarje gjatë momentit kur janë konfrontuar dy tifozeritë.

Ndërkohë uniformat blu kanë bërë shoqërimin e disa tifozëve miq.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb