KORÇË

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit, ose ndryshe lagjja “Radenec” që në Korçë njihet si lagje problematike.

Për momentin është shoqëruar në komisariat një nga palët që është përfshirë në konflikt ndërsa të tjerët janë identifikuar por janë ende në kërkim nga policia.

Burime policore bëjnë të ditur se është qëlluar në ajër dhe se nuk ka persona të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb