Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për mjekun Fitim Marku, i cili u arrestua me bujë tre ditë më parë në ambientet e Spitalit të Traumës.

Një agjent i infiltruar, i cili i ishte prezantuar si pacient ndërhyri duke e kapur në flagrancë Markun teksa merrte rryshfet në shifrën e 20 mijë lekëve.

Vendimi duket se është i motivuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore që mjeku anestezist ka shfaqur ditën e sotme, ku u raportua se kishte pësuar ishemi cerebrale.

Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se për shkak të ishemisë mjeku ishte i lidhur me aparatura dhe në pamundësi për të dhënë shpjegime para gjykatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb