LEZHË

Pezullohet Shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se ende nuk ka informacion të saktë mbi arsyet e këtij vendimi, por mësohet se prokuroria ka nisur hetim në lidhje me një sasi të konsiderueshme kanabis të gjetur disa ditë më parë në zonën e Kashnjetit në bashkinë e Lezhës.

Burime konfidenciale bëjnë me dije për “BalkanWeb” se gjetja e të mbjellave me kanabis mund të jetë arsyeja që ka çuar në pezullimin e shefit të komisariatit të Lezhës, por pa saktësuar nëse ka hetim të drejtpërdrejtë ndaj Nikollit.

Ai e mori detyrën në Lezhë në shkurt të këtij viti, ndërsa më parë ka qenë shefi i Komisariatit të Tropojës dhe kreu i policisë së Laçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb