Behar Bajri, i cili akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, është liruar nga burgu, ndërsa gjykata e Shkodrës ka caktuar ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.

Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala. Bajri u lirua pas kërkesës së bërë nga avokatët Alban Bengasi dhe Elton Hyseni, por nuk i lejohet dalja jashtë vendit.

Ai cilësohej si një personazh kyç i grupit ‘Bajri’, i cili u arrestua në Roterdam, ndërsa u ekstradua nga Holanda në korrik të 2019-ës. Pjesëtarët e fisit Bajti arrestuan gjatë një aksion të policisë të koduar “Oaz” në shtator të vitit 2018 duke u akuzuar si grup i strukturuar kriminal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: