Një tjetër ngjarje kriminale është regjistruar mesditën e sotme në kryqytet. Një 18-vjecar mbeti i plagosur në zonën e Selitës pranë një karburanti. Ga

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se 18-vjecari Mikel Shira, është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti të castit mes të rinjve. 18-vjecari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, për trajm mjekësor. Mësohet se 18 vjecari është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit. Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb