LUSHNJË

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Lushnjës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “News 24” e “Balkanweb” se në fshatin Fier-Shegan, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri një shtetas, 31 vjeç.

Ai është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve e aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se po punon për të identifikuar dhe kapur dy autorët, që besohet se kanë plagosur të riun.

Zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe po punohet për kapjen e autorit/ autorëve të ngjarjes. Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Janë ngritur edhe pika kontrolli në akset rrugore, pasi dyshohet se autorët mund të jenë larguar me automjet. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për një parakaliim. Personat e përfshirë në ngjarje janë konfliiktuar jashtë makinave e më pas ka ndodhur plagosja.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se i plagosur ka mbetur shtetasi Marjo Arapi.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti tw çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb