Babë e bir kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës pas një atentati ndaj tyre, ku për pasojë ka ndërruar jetë 39-vjeçari Armando Baboçi. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.13, pranë një lokali.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se sherri ka ndodhur për motive banale, ndërsa ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Pas ndërhyrjes në polici, janë kapur dhe shoqëruar në komisariat 6 autorët e dyshuar të ngjarjes me mbiemrin Tatozi.

Po ashtu bëhet e ditur se autorët kanë qëlluar babë e bir me karrige e shkop bejsbolli sapo kanë dalë nga makina dhe më pas janë dëgjuar 3 krisma arme zjarri. Mësohet se Armando Baboçi ka ndërruar jetë në spital, pasi kishte marrë një plumb në bark, ndërkohë që djali i tij është plagosur në dorë. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: