VLORË

Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në spitalin e Vlorës. Ende janë të paqarta rrethanat, teksa mësohet se i plagosur ka mbetur 36-vjeçari me iniciale D.H.

Policia është njoftuar nga personeli i spitalit për të plagosurin dhe ka shkuar në spital për kryerjen e veprimeve hetimore. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se 36-vjeçari është plagosur me pistoletë pas një konflikti me një person tjetër.

Informacion paraprak
Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H., 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb