Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Sukth. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Elvin Zirën.

16-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital ku i po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për plagosjen.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 22.09.2020, rreth orës 15:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E.Z.,17 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M.I., dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të tijë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: