Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në lagjen nr. 13.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 12.05.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 13, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: