VLORË
Një person ka mbetur i plagosur me thikë paraditen e sotme në Vlorë.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur 33-vjeçari Albano Meçorapaj, i cili është dërguar nga Novosela në spitalin e Vlorës.
I riu po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia ka nisur hetimet dhe ka rrethuar vendin e krimit.