Pas dy ditësh në arrati, është vetëdorëzuar në polici 46-vjeçari Aleko Myrtellari, i cili plagosi bashkëshorten e tij Marjola Myrtellari.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Lorena Kodra, e cila raporton se 38-vjeçarja ndodhet tek Trauma, ku u transportua pasditen e sotme me helikopter për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Kujtojmë se çifti Myrtollari jetonin me qira në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve çifti janë prindër të 3 fëmijëve ndërsa në këtë zonë nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar me qira. Para se të kryente plagosje, autori kishte larguar fëmijët nga banesa.

Banorët e zonës nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte apo jo pasi janë banorë të rinj të zonës, por thonë se konsumonte alkool ndërsa hetimet e policisë do të zbardhin të gjithë ngjarjen paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet për shkaqe xhelozie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb