LUSHNJË

Arrestohet autori i plagosjes së 65-vjeçarit në Lushnjë. Burime nga policia bënë me dije se si rezultat i reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu.

Autori është shtetasi Sami Veliu, vëllai i 65-vjeçarit. Po kështu policia ka sekuestruar dhe armën e krimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, ku në territorin e jashtëm të banesës së tij është plagosur me armë zjarri shtetasi Faik Veliu, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: