VLORË

Një 50-vjeçar i ka shpëtuar fatmirësisht një atentati pranë banesës së tij. Ka qenë ora rreth 11:45 kur një automjet me xhama të zinj i është afruar 50-vjeçarit Jetnor Xhaferri dhe pasagjeri i automjetit ka shkrehur breshëri kallashnikovi. Si pasoje e goditjes së plumbave është plagosur në dorë ndërsa ka arritur të futet në një rrugicë dhe më pas të kaloj një mur.

Autorët e atentatit janë larguar menjëherë me shpejtësi ndërsa në ndjekje të tyre ka qenë policia e cila ka ngritur postoblloqe në afërsi të Selenicës. Pasi ka marr mjekimin 50-vjecari është marrë në pyetje por është shprehur se personi që e qëlloi ishte i maskuar dhe për pasojë nuk arriti dot ta identifikonte. Policia ka marrë në pyetje dhe persona që kanë qenë në vendin e ngjarje kur ndodhi atentati por sipas burimeve asnjë nuk ka arritur dot të identifikoj autorët.

Dyshohet se shkak për atentatin të jetë një hasmëri ku policia ka shoqëruar dhe persona si të dyshuar si autor të ngjarjes. Ky është atentati i parë pas disa muajsh qetësie në qytetin e Vlorës dhe fundi i Karantinës po bën të nisin dhe ngjarje kriminale
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: