Plagosje me armë zjarri në Durrës. Nga informacionet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit bregdetar, ku ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale A.S., 43 vjeç. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin, një 35-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta,është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb