Plagosje me armë zjarri në Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë rotondos së një qendre tregëtare, në rrugën në drejtim të Vlorës.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar.

I plagosur është dërguar për në spitalin e Fierit, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është identifikuar, por ende nuk është kapur. Gjithçka duket se ka nisur nga një konflikt i çastit në rrugë, ndërsa sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb