TIRANE

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar sot në Yzberisht. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se një i ri, rreth 20 vjeç ka mbetur i plagosur në këmbë, pas një konflikti, rrethanat e të cilit mbeten ende të paqarta.

Deri më tani nuk dihet identiteti i të plagosurit, ndërsa ai është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: