Plagosje me thikë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”, ku ka mbetur i plagosur Artan Bobnaj. Bëhet me dije se Artan Bobnaj ka marrë plagë sipërfaqësore.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, teksa i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb