SHKODER

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Velipojë, ku 63 vjeçari Alfond Ndoka mësohet të jetë plagosur pas një sherri me thikë, në një lokal. Sipas policisë, i moshuari është konfliktuar me shtetasin Vatej Lisaj, 43 vjeç i cili është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Shkodrës.

“Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë  Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër

Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb