KONISPOL

Një person është mbytur pasditen e sotme në fshatin Xarë të Konispolit, teksa kishte hyrë të lahej në liqen për t’u freskuar. Sipas informacioneve zyrtare ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, ku është mbytur duke u larë në liqen shtetasi Sotir Koloi, 66 vjeç.

Koloi ishte duke u larë tek plazhi i Kalivoit në Xarrë, por nuk ka mundur të dalë më nga uji. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: