Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në njësinë Administrative Arras, ku një 12-vjeçare është mbytur në lumin Drin. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Lushes”.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: