VLORË

Një 57-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një ngjarjeje aksidentale në Orikum. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhur rreth orës 12:20, në “Pashaliman”, Orikum ku shtetasi P. L., rreth 57 vjeç, banues në Lezhë, duke lyer një anije, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore.

Ai është dërguar në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: