DURRES– Policia e Durrësit ka dhënë informacion për mbytjen e një të riu rreth mesditës së sotme në Gjirin e Lalëzit. Sipas policisë personi që është mbytur është E.S. 22 vjeç, banues në Tiranë.

“Më datë 02.06.2018, rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit, është mbytur në det shtetasi E. S. 22 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se mbytja e të riut ka alarmuar pushuesit në Gjirin e Lalëzit, pasi janë dashur disa minuta për të nxjerrë trupin nga uji. Dëshmitarët thonë për “BalkanWeb” se trupi i pajetë i të riut u nxor në breg nga dallgët, pasi askush nuk hyri për ta kërkuar.
durres-mbytet-22-vjecari-1
durres-mbytet-22-vjecari-gjiri-i-lalezit-

durres-mbytet-22-vjecari-mbulohet-me-peshqir-1
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb