Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në policinë e Tiranës, pas deklaratës së xhaxhait të Aleks Nikës se ka në disponim kasetën e audioregjistrimit të  “21 Janarit” ku dëgjohet të flasë ish-komandanti Ndrea Prendi, kanë shkuar në banesën e tij për të kërkuar marrjen e saj.

Një ditë më parë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë në protestën e zhvilluar në 21 janarin e vitit 2011, është takuar me kreun e SPAK Altin Dumanin, ku ka kërkuar që dosja t’i kalojë SPAK dhe të hetohet prej tyre.

Më tej ai është shprehur se nëse hetohet nga SPAK përgjimet do të ua dorëzojë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin, pasi nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës

Ky reagim vjen pas audiopërgjimeve të publikuara së fundmi lidhur më ngjarjen e 21 janarit.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb