Policia pranë kapjes së autorit të dyshuar të vrasjes se oficerit të policisë në Lezhë. Shërbimet policore gjatë krehjes së territorit në këto momente kanë konstatuar zonën e mbrojtur në Kune një person që lëviz me shpejtësi në thellësi të pyllit dhe dyshohet se është autori i ngjarjes.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se një grup i RENEA-s është duke kontrolluar zonën me helikopter, ndërsa grupe të tjera të RENEA-s dhe FNSH nga toka bashkë me policinë lokale janë në ndjekje të tij. Në vend po kryhen kontrolle me helikopterë, dronë e qen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: