Policia është bënë në ndjekje të dy makinave në kufirin e gjelbër, ndërsa më pas janë kapur në Igumenicë me rreth 67 kg marijuanë.

Operacioni është kryer nga policia greke, ndërsa në pranga kanë rënë 4 shqiptarë. Mësohet se njeri mjet shërbente për kontrollin e rrugës, ndërsa tjetri ishte i ngarkuar me drogë, ndërsa më secilën makinë kishte nga dy persona.

Sakaq, janë sekuestruar 48 pako me 66 kg 690 gram marijuanë, 2190 euro dhe 7 celulare.

Po ashtu është shpallur në kërkim edhe një shqiptarë i pestë i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: