TIRANË

Kryeprokurorja Arta Marku ka dorëzuar emrin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme me shpalljen e kandidaturës do të sfidojë  edhe tre kandidatët e tjerë, të cilët ditë më parë u regjistruan në garë për postin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme.

Lajmi për dorëzimin e kandidaturës së Markut në KLP  konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime brenda prokurorisë. Deri tani janë futur në garë avokati i njohur Lulzim Alushaj, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb