BERAT-Janë ndaluar nga policia ish-Drejtori i Spitalit të Beratit dhe juristi i spitalit pasi dyshohen se kanë shpërdoruar me postin dhe detyrën.

Të ndaluarit janë ish-drejtori i spitalit Idlir Frashëri si dhe juristi Alfred Lulaj. Të  arrestuarit dyshohet se kanë blerë ilaçe mjekësore, antibiotikë, në kundërshtim me parashikimet ligjore.

Pa kësaj, ata kanë tentuar për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme duke futur në dosjet e blerjeve, kërkesën me pretendimin se mjekët e spitalit kërkonin ilaçe shtesë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjithë abuzimin e ish-drejtorit dhe juristit të Spitalit Rajonal të Beratit, të kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Ne kuader te nje procedimi penal te vitit 2018 jane ndaluar shtetasit Idlir Frasheri ish Drejtor i Spitalit Rajonal Berat, i dyshuar për veprën penale te “Shpërdorimi i detyres ne bashkepunim” dhe te “Falsifikimi i dokumentave i kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga nenet 248/25 dhe 186/3 te Kodit Penal.

Dhe shtetasi Alfred Lulaj, jurist i Spitalit Rajonal Berat, i dyshuar për veprën penale te “Shperdorimi i detyres ne bashkepunim” dhe te “Falsifikimi i dokumentave i kryer ne bashkëpunim” te parashikuar nga nenet 248/25 dhe 186/3 te Kodit Penal.

Keta shtetas kane bere blerje te mallrave mjekesore (antibiotike) ne kundershtim me ligjin. Me pas per te justifikuar veprimtarine e paligjshme te tyre kane futur ne dosjet e blerjeve nje kerkese gjoja sikur mjeket e spitalit kerkonin ilace.

Hetimet vazhdojne pasi do te verifikohen te gjitha procedurat ne lidhje me  menyren se si kane dale medikamentet mjekesore nga Farmacia e Spitalit te Beratit.

(Në foto Idlir Frashëri)

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb