Presidenti francez, Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur pak minuta më parë nga mediat prestigjioze botërore. Mësohet se Macron pasi ka shfaqur simptoma të koronavirusit është izoluar.

“Presidenti i Republikës është diagnostikuar sot pozitiv për COVID-19. Kjo diagnozë u bë pas një testi PCR të kryer pas shfaqjes së simptomave të para.”, tha zyra e tij në një deklaratë për mediat.

Presidenca bëri me dije se Macron do të izolohet për shtatë ditët e ardhshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb