TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama një ditë pas dërgimit të propozimit.

Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka depozituar dje në Presidencë propozimet për kabinetin e ri qeveritar.

Janë 14 emra përveç të kryeministrit që janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, ndërsa të hënën Rama ka paralajmëruar prezantimin në Kuvend të programit të qeverisë dhe emrave të kabinetit të ri. “BalkanWeb” sjell listën e plotë të emrave dhe emërtimeve të ministrive.

dokumenti3

dokumenti 4
DEKRET

Qeveria “Rama 2” është qeveri me një numër më të vogël ministrish por disa prej tyre janë bashkuar.

PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit
Dekretoj:
Neni 1
Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:
1. Zoti Edi Rama, Kryeministër
2. Zonja Senida Mesi, Zëvendëskryeministre
3. Zoti Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
4. Zonja Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes
5. Zoti Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm
6. Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
7. Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
8. Zonja Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
9. Zonja Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë
10. Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Kulturës
11. Zoti Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
12. Zonja Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
13. Zoti Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
14. Zoti Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën
15. Zonja Sonila Qato, Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë
Nr.Dekretit 10604
Tiranë, më 10.09.2017
Presidenti i Republikës Ilir Meta
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb