Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është infektuar me koronavirus. Lajmi bëhet i ditur nga Shtëpia e Bardhë, e cila njofton se Presidenti Biden ka simptoma të lehta.

Biden është i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, si dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës.

“Këtë mëngjes, Presidenti Biden ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Ai është i vaksinuar plotësisht, ka doza përforcuese dhe aktualisht ka simptoma të lehta. Ai ka nisur të trajtohet me Paxlovid. Sipas udhëzimeve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij gjatë asaj kohe”, ka thënë Sekretarja për Media në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Presidenti Biden ka thënë se do të marrë pjesë në takime përmes telefonit apo platformës Zoom.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb