TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të padisë në Prokurori Kuvendin për falsifikim. Presidenti Meta është takuar me dy përfaqësuesit e tij ligjorë pak minuta pas mbarimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila u tërhoq për të marrë vendimin mbi fatin e tij dhe i kërkon të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi.

Bëhet fjalë për dokumentet e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi, për të cilat përfaqësuesi ligjor i Metës, Bledar Dervishaj tha se ishin falsifikuar. Meta thekson se ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!

“?? Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.
I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.
Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!
Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”, deklaron Presidenti Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb