TIRANE

Aktori i njohur Bruno Shllaku është shtruar këtë të shtunë me urgjencë në spital. Burime për “BalkanWeb” thanë se aktori i mirënjohur ndodhet i shtruar në reanimacion në QSUT, si pasojë e një hemoragjie cerebrale. Po sipas të njëjtave burime gjendja e aktorit, është e qëndrueshme, por do të vijojë të qëndrojë nën monitorimin e mjekëve.

Bruno Shllaku numëron me dhjetëra role në kinematografinë shqiptare si edhe në skenën e Teatrit Kombëtar. Ndër rolet me të spikatura janë, në dramën “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës me regji të Artistit të Popullit, Serafin Fanku“Çështja e Blertës”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hetimi” etj.

Të shumta janë dhe rolet që Bruno Shllaku ka interpretuar në kinematografi. Interpretimi i tij mjeshtëror në filmin “Busulla” me regji të Bujar Alimanit do të bëj që ky film të marrë shumë çmime në disa Festivale Ndërkombëtarë. Roli i tij i fundit, ishte në filmin ‘I love Tropoja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb