TIRANË

Një 35-vjeçar, i cili merrej me aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve  eksplozive është arrestuar sot nga Policia e Tiranës.

Në pranga ka rënë Fatjon Kola, 31 vjeç, banues në fshatin Pezë e Madhe. Pas kontrolleve, janë sekuestruar 8 kallëpe tritol, një sasi lënde eksplozive tritol që shërbente për përgatitjen e minave  me telekomandë, si  dhe një granatë mësymëse.

“Goditet  nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, një tjetër rast i prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve eksplozive.Sekuestrohen 8 kallëpe tritol, një sasi lënde eksplozive tritol që shërben për përgatitjen e minave  me telekomandë, si  dhe një granatë mësymëse.

7b4db57b 931f 4968 B42a 4c99963095af
7b4db57b 931f 4968 B42a 4c99963095af

Arrestohet në flagrancë 31 vjeçari, poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e  Policisë Nr.6,  pas një pune operative të mirëorganizuar bënë kapjen dhe  arrrestimin në flagrancë  të shtetasit  :

Fatjon Kola, 31 vjeç, banues në fshatin Pezë e Madhe.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së tij, në  fshatin Pezë e Madhe kanë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale 8 kallëpe  tritol(150 gramë secili), nje granate mesymese si dhe nje sasi e dyshuar lënde eksplozive tritol ( rreth 500 gramë), që shërben për  përgatitjen e  minave  me telekomandë

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Fatjon Kola, për veprën penale ‘”Prodhimi i armëve  dhe municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb