TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk heq dorë nga çështja “Tahiri”. Sot organi i akuzës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar masën e arrestit me burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria kundërshton vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda që i hoqi masën “arrest shtëpie” duke lënë të lirë ish-ministrin e dyshuar për përfshirje në trafik droge.

Ky është rekursi i dytë i prokurorisë pas atij për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit Tahiri.
Tahiri është në hetim që nga tetori i 2017-ës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Po sot ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu kërkoi që çështja “Tahiri” të shkojë fund dhe peshqit e mëdhenj të përfundojnë në burg.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb