Lirohen 10 protestuesit e arrestuar në lidhje me protestën te Unazës së Re, mes tyre edhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se gjykata caktoi sot masën ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë, Prokuroria kërkoi pak më herët masën ‘arrest me burg’ për të gjithë të arrestuarit përfshi edhe Balliun. Nga prokurori Robert Kote dhe Denisa Hasko u paraqit=n në seancë si prova raport shërbimet e policisë dhe pamje filmike të mediave online.

Ata u akuzuan se bllokuan rrugën, vepër për të cilën me ndryshimet në Kodin Penal, rrezikon deri në 3 vite burg.

10 PERSONAT QE ISHIN ARRESTUAR
1-Ruzhdi Maqinaj
2-Safet Maksuti
3-Benard Nezha
4-Kujtim Ylli
5-Bajram Noka
6-Agron Thaçi
7-Artan Muçmata
8-Klevis Balliu
9-Dritan Noku
10-Andi Sharra

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb